Emre Aşıkçı
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Klubi i Premier Ligës angleze, Manchester City konfirmoi të martën nënshkrimin e kontratës me futbollistin portugez Ruben Dias, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 23-vjeçar nënshkroi marrëveshje 6-vjeçare me Manchester City-n, njoftoi klubi në një deklaratë.
"Është vërtetë emocionuese të jesh pjesë e një skuadre kaq të talentuar dhe të luash për një menaxher të klasit botëror si Pep Guardiola i cili ka një histori të dëshmuar të zhvillimit të lojtarëve të rinj si unë", tha Dias në një deklaratë.
Dias më parë ka luajtur për klubin portugez Benfica pasi shënoi 12 gola dhe 6 asiste në 137 ndeshje për gjigantët e Lisbonës.
Ai gjithashtu pati 19 paraqitje për përfaqësuesen e Portugalisë.