Nazmi Abduramani
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
BASEL (AA) — Kampioni zviceran Basel ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar Taulant Xhaka ka lënduar gjurin dhe do të jetë jashtë fushës për “disa javë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Basel këtë lajm e shpalosi në ueb-faqen e saj të mërkurën, më pak se gjashtë javë para se kombëtarja e Shqipërisë të luaj ndeshjen kundër Zvicrës në Kampionatin Evropian në Francë.
Taulanti mund të luajë kundër vëllait të tij më të ri, Granitit, në po këtë ndeshje në Lens, Francë. I lindur në Basel në një familje shqiptare nga Kosova, Taulant Xhaka ka luajtur për ekipin kombëtar zviceran të të rinjve para se të përfaqësojë Shqipërinë në nivel të seniorëve.
Klubi i Baselit thekson se Xhaka ka lënduar muskulin në këmbën e majtë gjatë të shtunës, në fitoren 2 -1 kundër Sion-it ku konfirmoi titullin e shtatë me radhë në ligën zvicerane.