Sport

Liga e Kombeve, Shqipëria mposht Izraelin

Kombëtarja e Shqipërisë kaloi në avantazh në minutën e 55-të, me golin e mesfushorit, Taulant Xhaka

Saimir Alija  | 08.09.2018 - Përdıtësım : 08.09.2018
Liga e Kombeve, Shqipëria mposht Izraelin

Tiranë

TIRANË (AA) - Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Izraelit në ndeshjen e parë të vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve, e cila u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë e ndeshjes, përpos përpjekjeve nga ana e të dyja ekipeve, u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë Kombëtarja e Shqipërisë kaloi në avantazh në minutën e 55-të, me golin e mesfushorit, Taulant Xhaka.

Ndërkohë strukturat e policisë shqiptare ndërmorën masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes. Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes u angazhuan qindra forca policore.

Sfidën e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, Shqipëria e ka me Skocinë më 10 shtator.

Shqipëria është në grupin e parë me tre skuadra të Ligës C, ku kundërshtarë të saj janë Izraeli dhe Skocia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın