Muhammed Enes Çallı
27 Korrik 2020•Përditësim: 28 Korrik 2020
Anësori i majtë anglez Leighton Baines të dielën i dha lamtumirën futbollit në moshën 35-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Baines filloi karrierën e tij në Wigan Athletic në vitin 2002 përpara se të bashkohej me Evertonin.
Duke e parë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e klubit, Baines shënoi 39 gola dhe bëri 67 asiste në 420 ndeshje për Evertonin nga viti 2007 deri në vitin 2020.
Baines luajti 573 ndeshje gjatë karrierës së tij në klub ndërsa bëri edhe 30 paraqitje për kombëtaren e Anglisë.