Sport

Lallana nënshkroi kontratë 3-vjeçare me Brighton

"Mendoj se jemi në fazën, ku me të vërtetë mund të shtyjmë përpara në Premier Ligë", tha Lallana

Emre Aşıkçı  | 28.07.2020 - Përdıtësım : 29.07.2020
Lallana nënshkroi kontratë 3-vjeçare me Brighton

Ankara

Skuadra angleze e Premier Ligës, Brighton & Hove Albion njoftoi të hënën se Adam Lallana ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Mendoj se jemi në fazën ku me të vërtetë mund të shtyjmë përpara në Premier Ligë", tha Lallana në Twitter.

"Kam shumë përvojë duke luajtur në Premier Ligë në nivel të lartë. Unë e di se çfarë kërkohet dhe si mund të përmirësohemi", shtoi ai.

Mesfushori gjithsej ka luajtur 443 ndeshje profesionale, duke shënuar 81 gola si dhe 70 asiste.

Lallana fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve të UEFA-së, titullin e Kampionatit Botëror të FIFA-s dhe Super Kupën e UEFA-s me klubin e tij të mëparshëm Liverpool.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.