ZAGREB (AA) - Gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut në Zagreb, Erna Drazhançiç sot vendosi masën e paraburgimit prej një muaji për drejtuesit e Dinamos, Zdravko dhe Zoran Mamiç, në burgun Remetinec, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësja urdhëroi masën e paraburgimit vëllezërve Mamiç, pa mundësinë e lirimit me kusht për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të mundshëm tek dëshmitarët.
Për dy të akuzuarit në një aferë të madhe të futbollit, që sipas akuzës ishin të përfshirë në mashtrim, në të cilin Presidenti Ekzekutiv i Federatës Kroate të Futbollit (HNS), Damir Vrbanoviç dhe zyrtari i taksave Milan Pernar, më herët u ishte përcaktuar paraburgimi prej 30 ditësh.
Sipas aktakuzës së USKOK (Zyra për luftë kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar), të arrestuarit në gjashtë vitet e fundit kanë keqpërdorur rreth 130 milionë kuna (1.73 milion euro).
Vëllezërit Zdravko dhe Zoran Mamiç u arrestuan dje duke u kthyer nga Sllovenia në kalimin kufitarë Goriçan.