Agim Sulaj
13 Tetor 2021•Përditësim: 13 Tetor 2021
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka humbur kundër kombëtares së Gjeorgjisë me rezultat 1 me 2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjeorgjia kaloi e para në epërsi në minutën e 11-të. Tornike Okriashvili shfrytëzoi një gabim të portierit të Kosovës dhe e ktheu rezultatin në avantazh të mysafirëve për 0 me 1.
Megjithëse Kosova pati disa mundësi për ta barazuar rezultatin, ajo arriti të shënojë gol në minutën e 45-të nga pika e penaltisë nëpërmjet sulmuesit Vedat Muriqi.
Por, kombëtarja e Gjeorgjisë e riktheu përsëri epërsinë ndaj Kosovës në minutën e 82-të nëpërmjet mesfushorit Zuriko Davitashvili me çka rezultati i kësaj ndeshje përfundoi 1 me 2.
Kosova tani mban vendin e pestë në tabelën e Grupit B në kualifikime të botërorit me 4 pikë, kurse kundërshtari i saj i sotëm, Gjeorgjia, është e katërta në tabel me 4 pikë. Ndërsa, Suedia është aktualisht udhëheqëse e grupit B me 15 pikë.
Ndeshjen e radhës për kualifikimet në “Katar 2022” Kosova e luan si mysafire kundër Greqisë më 14 nëntor.