Abdulkadir Karakaya
03 Shtator 2020•Përditësim: 03 Shtator 2020
Kompania City Football Group (CFG) në pronësi të së cilës është edhe klubi anglez Manchester City ka blerë klubin francez Troyes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e CFG-së thuhet se ka përfunduar procesi i blerjes së Troyes e cila është në Ligën e Dytë të Futbollit Francez (Ligue 2).
Klubi i formuar në qytetin Troyes të Francës në vitin 1986 ndeshjet i luan në stadiumin "Aube" me kapacitet prej 20.400 vendesh. Troyes në vitin 2014-15 ishte bërë kampion në Ligue 2.
CFG përveç Manchester City-t, ka blerë edhe aksionet e klubeve New York City nga SHBA-ja, Melbourne City nga Australia, Yokohama F. Marinos nga Japonia, Atletico Torque nga Uruguaji, Girona nga Spanja, Sichuan Jiuniu nga Kina, Mumbai City nga India dhe Lommel nga Belgjika.
Troyes me këtë u bë klubi i 10-të që u inkuadrua në pronësi të CFG-së.