Dejan Maksimoviç
26 Shtator 2017•Përditësim: 26 Shtator 2017
ATHINË (AA) – Kampioni grek në futboll Olympiakos pas disfatës në kampionatin vendor nga rivali athinas AEK ka shkarkuar trajnerin Besnik Hasi dhe në vend të tij emëroi Takisa Lemonisa, transmeton Anadolu Agency (AA).
E gjithë kjo ndodhi vetëm një ditë në prag të ndeshjes së xhiros së dytë të grupit D të Ligës së Kampionëve në të cilën Olympiakos do të luaj me Juventusin si mysafir.
Trajneri shqiptar kaloi gjithsej tre muaj në klubin grek me më së shumti trofe. Atij i kushtoi shtrenjtë disfata në xhiron e pestë të Super ligës greke në të cilën Olympiakos pas epërsisë 2:0 humbi nga AEK me rezultat 2:3.
“Olympiakos shpalos fillimin e bashkëpunimit me trajnerin e ri Takis Lemonis", bëhet e ditur në internet faqen zyrtare të kampionit grek.
Lemonis në këtë mënyrë për herë të katërt do të ulet në pankinën e Olympiakos-it, të cilën vitin e kaluar e dërgoi deri tek titulli i 44-të kampion i Greqisë.