Alma Çekovic
26 Nëntor 2017•Përditësim: 27 Nëntor 2017
MONTE CARLO (AA) – Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka vendosur që qyteti kinez Nanking të jetë organizator i Kampionatit Botëror të Atletikës në sallë 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me votat e 180 anëtarëve të IAAF-së qyteti kinez Nancing është zgjedhur para kandidaturës së Beogradit, i cili fitoi dy vota më pak. Federata Serbe e Atletikës në këtë mënyrë nuk fitoi mundësinë që të organizojë Kampionatin Botëror në Atletikë në vitin 2020.
Beogradi nga 3 deri më 5 mars ishte organizator i Kampionatit Evropian të Atletikës në sallë.
Në konkurrencë ishte edhe qyteti polak Torun.