Mutlu Demirtaştan
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
STAMBOLL (AA) – Portieri i Real Madrid-it, njëherësh edhe reprezentues i Kosta Rikës, Keylor Navas, për shkak të një dëmtimi do të mungojë në Copa America 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).
Turneu i Copa America prej 3 - 26 qershor do të luhet në SHBA, ndërsa arsyeja është shënimi i 100 vjetorit të kësaj gare.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kostarikës, Navas (29) ka pësuar dëmtime, ku si pasojë nuk do të luajë në këtë garë.
Kostarika gjendet në grupin A, në të cilën forcat do t’i tregojë me SHBA-të, Kolumbinë dhe Paraguain.