Mutlu Demirtaştan
17 Qershor 2018•Përditësim: 18 Qershor 2018
SAMARA (AA) - Serbia ka shënuar fitore ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e grupit E, në kuadër të Kampionatit Botëror "Rusi 2018" e cila u zhvillua në qytetin Samara të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0-0, pasi të dyja kombëtaret zhvillonin një ndeshje mesatare.
Goli i parë dhe i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 56-të. Kapiteni i kombëtares së Serbisë, Aleksandar Kolarov shënoi gol nga një goditje dënimi.
Me këtë skuadra e Serbisë në ndeshjen e parë fitoi 3 pikë.
Në ndeshjen tjetër të grupit E sonte do të përballen Brazili dhe Zvicra.