Sport

Kampionati Botëror në skijim, Julia Mancuso njofton fundin e karrierës

Problemet që kishte me ijët e penguan Mancuson të kualifikohek në Lojrat Olimpike Dimërore muajin e ardhëshëm në Pyeongchang

Ekip  | 19.01.2018 - Përdıtësım : 20.01.2018
Kampionati Botëror në skijim, Julia Mancuso njofton fundin e karrierës

Cortina D'ampezzo

CORTINA D'AMPEZZO (AA) – Fituesja e katërfishtë e medaljeve olimpike, skijatorja amerikane Julia Mancuso (33), paraljmëroi se do t'i japë fund karriesrës së saj pas lëshimit përshëndetës të premten, në lëshim të lirë për Kupën Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Problemet që kishte me ijët e penguan Mancuson të kualifikohek në Lojrat Olimpike Dimërore muajin e ardhëshëm në Pyeongchang të Koresë së Jugut, por, megjithatë, ajo do të udhëtojë në Pyeongchang me ekipin e shtëpisë televizive NBC.

"Për fat të keq, nuk kam ndjerë ndonjë përmirësim sa të mundja përsëri të garoja me më të mirat në botë, por jam krenare që kam provuar dhe kam luftuar deri në fund. Me zemër të thyer, i them lamtumirë garave në skijim, por këtë e bëj me gjithë zemër", tha Mancuso.

Skijatorja amerikane ka planifikuar që me lëshimin e saj të lirë në pistën Olympia delle Tofane në Cortina D'Ampezzo në stil të lirë të përshëndetet me skijimin profesional.

Mancuso fitoi medaljen e artë në sllallomin e madh të vitit 2006 në Torino, dy medalje të argjendta katër vjet më vonë në Vancouver në lëshime të kombinuara dhe një bronz në vitin 2014 në Soçi. Nga kampionatet botërore ka pesë medalje, dy argjendi dhe tre medalje bronzi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın