Juventus shkarkon trajnerin kroat Igor Tudor
Në një deklaratë të bërë nga klubi, u tha se rrugët me trajnerin kroat Tudor, i cili mori detyrën në mars të vitit 2025, u ndanë
Stamboll
Igor Tudor është shkarkuar nga posti i trajnerit të ekipit italian Juventus, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të bërë nga klubi, u tha se rrugët me trajnerin kroat Tudor, i cili mori detyrën në mars të vitit 2025, u ndanë.
Klubi bëri të ditur se Massimiliano Brambilla do të jetë trajneri i përkohshëm i ekipit për ndeshjen kundër Udineses të mërkurën, më 29 tetor.
Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi nuk ka arritur të fitojë në tetë ndeshjet e fundit në UEFA Ligën e Kampionëve dhe Serie A.
Juventus gjendet në rendin e 8-të me 12 pikë të grumbulluara në Serie A, ndërkaq klubi italian gjendet në rendin e 25-të me 2 pikë të grumbulluara në Ligën e Kampionëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
