Dejan Maksimoviç
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
TORINO (AA) – Futbollistët e Juventusit shënuan fitore në derbin e madh kundër Romës. Në ndeshjen e xhiros së 17-të në Serie "A", Juventus para tifozëve të saj në Torino shënoi fitore me rezultatin 1:0 ndaj ekipit "verdhë e kuq" duke i ikur me shtatë pikë diferencë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Zonja e vjetër" festoi falë golit të cilin në minutën e 14-të e shënoi Gonzalo Higuain. Derbi i kampionatit italian njëherësh ishte edhe duel mes lojtarëve të përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës, Miralem Pjaniç dhe Edin Xheko.