Dejan Maksimoviç
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Kapiteni i klubit anglez, Chelsea, John Terry, shpreson se fundjavën e kaluar nuk ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në fanellën e klubit londinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të përjashtimit nga loja në ndeshjen me Sunderland ai u pezullua me dy ndeshje, ndaj nuk do të luajë në dy xhirot e fundit, ndërsa në fund të sezonit i skadon marrëveshje me “të kaltërtit”.
Nëse mbrojtësi 35 vjeçarë do të ketë rastin që sërish të luajë në fanellën e Chelsea do të vendos trajneri i ri Antonio Conte, i cili do të drejtojë ekipin pas "Euro 2016" në Francë, në të cilën do të udhëheq kombëtaren e Italisë.