Dejan Maksimoviç
18 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
LONDËR (AA) – Sipas mediave britanike, portieri i kombëtares angleze të futbollit Joe Hart, ka kaluar kontrollet mjekësore dhe sot do të finalizojë huazimin nga Manchester City në West Ham, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hart sezonin e kaluar e kaloi në huazim në Torino, ndërsa pas kthimit trajneri i “qytetarëve” Josep Pep Guardiola i ka thënë se mund të kërkojë klub të ri.
Kontrata e Hartit me City-n skadon madje në vitin 2019, andaj në radhët e “çekanëve” vjen në huazim njëvjeçar, me mundësi që klubi londinez të blejë kontratën e tij. Sipas kontratës së të dy klubeve Manchester City edhe më tej do të paguajnë një pjesë të rrogës së Hartit.