Serhat Bağbars
09 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
NEW YORK (AA) – Njëri prej basketbollistëve më të mirë amerikan të ligës NBA, James Harden, ka vazhduar kontratën me ekipin e Houston Rockets edhe për katër sezone, raporton Anadolu Agency (AA).
Stafi menaxhues i Rockets konfirmoi se sulmi i ekipit gjatë katër sezoneve të ardhshme do të udhëhiqet nga Harden.
Ndonëse nga klubi nuk zbuluan detaje financiare të kontratës, mediat amerikane shkruajnë se Harden për katër sezone do të fitojë 228 milionë dollarë.
Pronari i klubit, Leslie Alexander, shprehu kënaqësi për vazhdimin e kontratës me 27 vjeçarin Harden, për të cilin tha se është një nga basketbollistët më të mirë të NBA ligës.
Edhe vetë Harden u prononcua pas firmosjes së kontratës dhe porositi se do të vazhdojë me zell të punojë me qëllim që me bashkëlojtarët të fitojë titullin e kampionit të NBA-së. Harden sezonin e kaluar realizoi mesatarisht 29.1 pikë, 11.2 asiste dhe 8.1 kërcime për ndeshje.