MADRID (AA) – Përfaqësuesi i kombëtares së Kolumbisë dhe sulmuesi i klubit portugez Porto, Jackson Martinez kalon në radhët e klubit spanjoll Atletico Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ueb faqen zyrtare të Portos është konfirmuar se udhëheqësit e dy klubeve kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 28-vjeçarit Martinez për 35 milionë euro.
Martinez në tre sezonet e kaluar në fanellën e Portos ka luajtur gjithsej 136 ndeshje duke shënuar 92 gola, që ishte referencë e mjaftueshme që trajneri i Atleticos të Madridit, Diego Simeone ta sjellë në radhët e klubit të tij.
Pritet që Martinez me Atletico Madridin të nënshkruajë kontratën katër vjeçare.