Mutlu Demirtaştan
11 Shtator 2020•Përditësim: 12 Shtator 2020
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 9-të të sezonit që do të zhvillohet në Itali, shkruan Anadolu Agency (AA).
Gara e nëntë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet si gara e tetë në Itali. Gara me 59 xhiro në pistën e gjatë 5.2 kilometra Mugello do të zhvillohet në qytetin Firence të Italisë.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 13 shtator në orën 15:10.
Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 5 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, piloti i Red Bull, Max Verstappen dhe i AlphaTauri, Pierre Gasly kanë kryesuar nga një herë.
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 164 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 117
3. Max Verstappen (Holandë): 110
4. Lance Stroll (Kanada): 57
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 57
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 281
2. Red Bull: 158
3. McLaren: 98
4. Racing Point: 82
5. Renault: 71