Can Erözden
10 Dhjetor 2020•Përditësim: 10 Dhjetor 2020
Klubi italian i futbollit Inter Milan nuk do të jetë më pjesë e garës evropiane këtë sezon pas barazimit të së mërkurës 0:0 në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk të Ukrainës në Ligën e Kampionëve të UEFA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas ndeshjes me rezultat baraz në Milano, Shakhtar Donetsk përfundoi Grupin B në vendin e tretë me 8 pikë. Klubi ukrainas rezervoi vendin e tij në raundin e 32 të Ligës Evropiane të UEFA-së.
Ndërkohë, Inter përfundoi në fund të grupit me 6 pikë, që do të thotë se udhëtimi evropian i "zikaltërve" përfundoi këtë sezon.
Real Madridi arriti në 10 pikë duke kryesuar Grupin B ndërsa klubi spanjoll kaloi në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve.
Vendin e dytë e zuri Borussia Monchengladbach e cila grumbulloi 8 pikë për të vazhduar më tej në Ligën e Kampionëve.
Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve përfundoi pas ndeshjeve të së mërkurës.
Gjashtëmbëdhjetë klube nga 8 grupe do të bashkohen në shortin e të 16-ës së finales të hënën më 14 dhjetor.
Bayern Mynih, Atletico Madrid, Real Madrid, Borussia Monchengladbach, Manchester City, Porto, Liverpool, Atalanta, Chelsea, Sevilla, Borussia Dortmund, Lazio, Juventus, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig u kualifikuan në raundin e të 16-ës.
Salzburg, Shakhtar Donetsk, Olympiacos, Ajax, Krasnodar, Club Brugge, Dynamo Kiev dhe Manchester United dolën të tretët në grupet e tyre për të siguruar një biletë në Evropa Ligë.
Rezultatet e së mërkurës
Grupi A:
Bayern Mynih - Lokomotiv Moska 2:0
Salzburg - Atletico Madrid 0:2
Grupi B:
Inter Milan - Shakhtar Donetsk 0:0
Real Madrid - Borussia Monchengladbach 2:0
Grupi C:
Manchester City - Olympique Marseille 3:0
Olympiacos - Porto 0:2
Grupi D:
Ajax - Atalanta 0:1
Midtjylland - Liverpool 1:1
Grupi H:
Paris Saint-Germain - Medipol Basaksehir 5:1