Yunus Kaymaz
27 Nëntor 2019•Përditësim: 28 Nëntor 2019
Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka blerë gjysmën e aksioneve të klubit të futbollit Hammarby në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 38-vjeçar për të cilin pritej me kuriozitet se ku do ta vazhdonte karrierën e tij pas largimit nga Los Angeles Galaxy një nga ekipet e Ligës amerikane, në llogarinë e tij në median sociale ka postuar fotografinë e tij me fanellën e Hammarby.
Presidenti i klubit, Richard von Yxkull, në një deklaratë në faqen e internetit tha se "Vitet e fundit kemi shënuar një zhvillim të fuqishëm dhe në sezonin e ardhshëm do të garojmë në kupat evropiane. Është herët për të thënë se si Zlatan do të kontribuojë në klub, por ai ka një potencial të fuqishëm në këtë bashkëpunim".
Ibrahimoviç tha se Hammarby ka tifozë apasionantë. "Klubin dhe tifozët i kam dashur gjithmonë. Jam impresionuar shumë nga ato që ekipi ka bërë në vitet e fundit brenda dhe jashtë fushës", tha ai.