Ekip
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
BERN (AA) - Sportistja zvicerane Estelle Bale (21), kampionia e dyfishtë botërore në snowboard në Freeride World Tour të këtij dhe vitit të kaluar, humbi jetën në ortekun gjatë xhirimit të kuadrit flimik, raporton Anadolu Agency (AA).
Tragjedia ka ndodhur në afërsi të Orcieres në Alpe në kufirin mes Zvicrës dhe Francës. Gjatë lëshimit ajo ndiqej nga një snowboarde tjetër, kur një ortek dhe sasi të mëdha të dëborës e mbuluan sportisten Bale dhe për pasojë ajo u përplas një shkëmb me ç'rast humbi jetën.
Pjesëtarët e ekipit malor të shpëtimit u përpoqën ta ndihmojnë, por megjithatë, ishte tepër vonë.