Holanda stacioni i radhës në Formula 1
Xhirot për Çmimin e Madh të Holandës do të fillojnë nesër në orën 15:00, ndërsa gara me 72 xhiro do të fillojë të dielën më 4 shtator në orën 15:00

Istanbul
Holanda do të presë garën e 15-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e 15-të e kampionatit do të mbahet në pistën prej 4,2 kilometra Zandvoort me të njëjtën emër me qytetin në bregun e Detit të Veriut.
Xhirot për Çmimin e Madh të Holandës do të fillojnë nesër në orën 15:00, ndërsa gara me 72 xhiro do të fillojë të dielën më 4 shtator në orën 15:00 .
Këtë sezon deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 9 gara, Charles Leclerc nga Ferrari 3, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 284 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 191
3. Charles Leclerc (Monako): 186
4. Carlos Sainz (Spanjë): 171
5. George Russell (Britani e Madhe): 170
Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 475
2. Ferrari: 357
3. Mercedes: 316
4. Alpine: 115
5. McLaren: 95