Hilmi Sever
09 Tetor 2022•Përditësim: 10 Tetor 2022
Në Frankfurt të Gjermanisë sot është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian "EURO 2024", transmeton Anadolu Agency (AA).
Shorti i grupeve për kualifikimet e "EURO 2024" u zhvillua në qendrën e panairit Festhalle në Frankfurt.
- Në kampionat do të marrin pjesë ekipet që përfundojnë grupet e tyre në dy vendet e para
Në kualifikimet ku do të marrin pjesë 53 vende, ndodhen 10 grupe, ku 7 prej tyre janë me 5 ekipe dhe 3 prej tyre me 6 ekipe. Pas ndeshjeve ekipet e vendit të parë në grup dhe në vendin e dytë do të marrin pjesë në finale.
Ndërsa 3 ekipet e tjera që do marrin pjesë në finale do të përcaktohen pas ndeshjeve të "play-off"-it në Ligën e Kombeve të UEFA-s që do të mbahet në mars 2024.
Ndërkohë Gjermania nuk është përfshirë në short pasi do të marrë pjesë në finale në mënyrë të drejtpërdrejtë si vend pritës.
Rusia nuk ka mundur të marrë pjesë në kualifikime për shkak të luftës që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës.
- Ndeshjet e para në muajin mars
Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë më 23-25 mars 2023 dhe do të përfundojnë me ndeshjet në javët e fundit më 19-21 nëntor 2023. Ndërsa finalet do të zhvillohen në datat 14 qershor - 14 korrik 2024.
Ndeshja hapëse e kampionatit që do mbahet në 10 qytete të Gjermanisë, do të luhet në "Allianz Arena" të Mynihut ndërsa ndeshja finale në stadiumin Olimpik në Berlin.
"EURO 2024" do të zhvillohet në qytetet Berlin, Këln, Mynih, Frankfurt, Hamburg, Dortmund, Lajpcig, Gelsenkirhen, Shtutgart dhe Dyseldorf të Gjermanisë.
- Grupet
Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qiproja Greke
Grupi B: Holandë, Francë, Republika e Irlandës, Greqi, Gjibraltar
Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë
Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Türkiye, Letoni
Grupi E: Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi
Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni
Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani
Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlanda e Veriut, San Marino
Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorrë
Grupi J: Portugali, Bosnjë e Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihteshtajn