Hüseyin Burak Demirer
23 Prill 2019•Përditësim: 24 Prill 2019
Oliver Glasner është emëruar trajner i klubit futbollistik gjerman Wolfsburg, nga sezoni i ardhshëm 2019-2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi i Wolfsburgut ka arritur marrëveshje me Oliver Glasner, në vend të Bruno Labbadia i cili në muajin mars njoftoi dorëheqjen në fund të sezonit.
Trajneri 44 vjeçar austriak Glasner ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.
Glasner, karrierën e tij të trajnerit e nisi në vitin 2014. Ai ka qenë trajner i klubeve austriake Ried dhe LASK.