Dejan Maksimoviç
21 Janar 2017•Përditësim: 22 Janar 2017
LIVERPOOL (AA) – Steven Gerrard kthehet në klubin e futbollit Liverpool për të cilin, para se të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka luajtur 17 vjet. Këtë herë do të ketë një rol tjetër sepse do të punojë si trajner në akademinë e klubit për të rinjtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-kapiteni i Liverpool-it do të punojë në kompleksin e klubit për të rinjtë në Kirkby, duke ndihmuar zhvillimin profesional të lojtarëve të rinj në akademi.
"Ndjehem sikur e kam mbyllur rrethin. Kthehem në vendin ku kam filluar karrierën profesionale si futbollist. Megjithatë, ky nuk është një vendim i bazuar në emocione, por në bazë të asaj se çfarë mund të ofrojë dhe si të kontribuoj në Liverpool", tha Gerrard për mediat britanike.