Sport

Gara e radhës në MotoGP do të zhvillohet në Austri

Xhirot e renditjes për garën e 11-të të sezonit të MotoGP që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motorë do të zhvillohen nesër në pistën Red Bull në qytetin Spielberg të Austrisë

Doga Kirmizioglu   | 09.08.2019
Gara e radhës në MotoGP do të zhvillohet në Austri

Ankara

Gara e njëmbëdhjetë e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet të dielën më 11 gusht në Austri, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhirot e renditjes për garën e 11-të të sezonit të MotoGP që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motorë do të zhvillohen nesër në orën 14.10 në pistën Red Bull prej 4,3 kilometra në qytetin Spielberg të Austrisë. Ndërsa gara do të zhvillohet me 28 xhiro të dielën në ora 14:00.

Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve pas garës së 11-të është si më poshtë:

1- Marc Marquez (Spanjë): 210 pikë

2- Andrea Dovizioso (Itali): 147

3- Danilo Petrucci (Itali): 129

4- Alex Rins (Spanjë): 114

5- Maverick Vinales (Spanjë): 91

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın