Sport

Galatasaray huazon mesfushorin Lemina nga Southampton

Futbollisti 26-vjeçar tashmë ka arritur në Stamboll, ndërsa gjiganti turk njoftoi në një deklaratë se ai do t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor para se të nënshkruajë marrëveshje të re

Fatih Erel  | 02.09.2019 - Përdıtësım : 03.09.2019
Galatasaray huazon mesfushorin Lemina nga Southampton

Stamboll

Klubi turk i futbollit Galatasaray do të huazojë mesfushorin e skuadrës angleze Southampton, Mario Lemina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 26-vjeçar tashmë ka arritur në Stamboll, ku është pritur nga zyrtarë të klubit verdhekuq, ndërsa gjiganti turk njoftoi në një deklaratë se ai do t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor para se të nënshkruajë marrëveshje të re.

Klubi anglez i Premier Ligës kishte transferuar Lemina-n për 17 milionë euro nga klubi italian i Serie A, Juventus në gusht të vitit 2017.

Ai u paraqit në 23 ndeshje dhe shënoi një gol në Premier Ligë sezonin e kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.