Sport

Futbollisti spanjoll Aritz Aduriz i jep fund karrierës

Aduriz shënoi 219 gola në 573 ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij

Muhammed Enes Çallı   | 21.05.2020
Futbollisti spanjoll Aritz Aduriz i jep fund karrierës

Ankara

Sulmuesi spanjoll Aritz Aduriz të mërkurën i dha fund karrierës së tij në moshën 39-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

"Dje, mjekët më thanë që të shkoj ta vizitojë kirurgun, më shpejt sesa vonë, për të marrë një protetikë për të zëvendësuar këllkun tim dhe të përpiqem të jetojë jetën time të përditshme, sa më normale që të jetë e mundur. Për fat të keq, trupi im ka thënë mjaft”, tha ai në mediat sociale.

"Nuk mund të ndihmoj shokët e skuadrës në mënyrën që do të dëshiroja, as mënyrën si ata meritojnë. Kjo është jeta e një atleti profesional. E thjeshtë, shumë e thjeshtë", shtoi ai.

Athletic Bilbao falënderoi Aduriz dhe e quajti atë "një nga qendër-sulmuesit karizmatik të Atletiko-s" i cili u bë golashënuesi më i mirë i gjashtë në historinë e klubit me 172 gola në 405 ndeshje.

Aduriz shënoi 219 gola në 573 ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij.

Ai shënoi dy gola në 13 ndeshje për kombëtaren spanjolle që nga debutimi i tij në vitin 2010.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın