Sport

Futbollisti Heung-Min Son do të kryejë shërbimin ushtarak

Futbollisti 27-vjeçar do të kthehet në klubin Tottenham Hotspur pasi të përfundojë shërbimin e tij në maj

Emre Aşıkçı  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 07.04.2020
Futbollisti Heung-Min Son do të kryejë shërbimin ushtarak

Ankara

Klubi i Premier Ligës angleze Tottenham Hotspur ka njoftuar se futbollisti Heung-Min Son do të fillojë me shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej katër javësh në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 27-vjeçar aktualisht është në karantinë në shtëpinë e tij në atdhe për shkak të ekspozimit të mundshëm në koronavirus, ndërsa është në kontakt të rregullt me stafin mjekësor të ekipit.

Nga klubi thonë se ai do të kthehet në Londër pasi të përfundojë shërbimin e tij në maj.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap nga Koreja e Jugut, Son arriti që të fitojë një përjashtim nga shërbimi ushtarak, pasi fitoi medaljen e artë për vendin e tij në Lojërat Aziatike të vitit 2018.

Në vend që të shërbejë dy vjet në stërvitje ushtarake, ai duhet të përfundojë stërvitjet bazike dhe të kompletojë 544 orë të shërbimit në komunitet gjatë 34 muajve të ardhshëm.

Fituesi i medaljes së artë në Lojërat Aziatike ose fituesi i medaljes në Lojërat Olimpike fiton edhe përjashtim nga rekrutimi.

Në 220 paraqitjet e tij për Tottenham Hotspur, Son ka shënuar 83 gola dhe ka regjistruar 44 asiste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.