Muhammed Enes Çallı
19 Korrik 2022•Përditësim: 19 Korrik 2022
Mesfushori 36-vjeçar turk Mehmet Topal, njoftoi sot tërheqjen e tij nga futbolli, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë karrierës së tij, Topal ka luajtur për "Treshen e Madhe" të futbollit turk: Galatasaray, Fenerbahçe dhe Besiktas, tre klubet sportive më të suksesshme në Turqi.
Topal është fitues i tre titujve të Superligës, një me Galatasaray në 2008, tjetra me Fenerbahçe në 2014 dhe e fundit me Basaksehir në 2020.
Ish-mesfushori i Valencias luajti për kombëtaren turke midis 2008 dhe 2018, duke regjistruar 81 paraqitje ndërkombëtare.