Sport

FSHF hedh shortin për ndeshjet e Superiores për sezonin 2017-2018

Në këtë sezon të ri të kampionatit, do të rivalizojnë mes tyre skuadrat si Kukësi, Skënderbeu, Partizani, Luftëtari, Vllaznia, Flamurtari, Teuta, Laçi, Lushnja dhe Kamza

Fatjon Cuka  | 11.07.2017 - Përdıtësım : 11.07.2017
FSHF hedh shortin për ndeshjet e Superiores për sezonin 2017-2018 Fotoreporter: Olsi Shehu/AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Është hedhur sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, shorti për sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore 2017-2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë sezon të ri të kampionatit, do të rivalizojnë mes tyre skuadrat si Kukësi, Skënderbeu, Partizani, Luftëtari, Vllaznia, Flamurtari, Teuta, Laçi, Lushnja dhe Kamza.

Shorti është hedhur nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dhe shefi i Departamentit të Garave Lysien Nurishmi.

Ndeshja e javës së parë e këtij sezoni do të luhet më 9 shtator 2017, ku fillimisht shorti ka përcaktuar ndeshjen Partizani-Laçi, ndërsa në javën e dytë më 17 shtator luhet dueli Partizani-Kukësi.

Sipas shortit, ndeshjet e javës së fundit, javës së 36-të do të luhen më 19 maj 2018.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve që do të marrin pjesë në këtë kampionat skuadrat e Superiores kanë mësuar datat dhe se kur do të ndeshen me kundërshtarët e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın