Yunus Kaymaz
21 prill 2022•Përditësim: 21 prill 2022
Piloti spanjoll Carlos Sainz ka vazhduar bashkëpunimin me Ferrarin, skuadrën e Formula 1, deri në vitin 2024, raporton Anadolu Agency (AA).
Sainz, 27-vjeç, pas nënshkrimit të kontratës së re tha se ishte shumë i lumtur.
“Gjithmonë kam thënë se nuk ka ekip më të mirë në Formula 1 për të cilin do të ngisja sesa Ferrari. Të veshësh kostumin e garave dhe të përfaqësosh këtë ekip është një ndjenjë unike”, tha Sainz.
Piloti spanjolli i Formula 1 mbërriti në Ferrari vitin e kaluar dhe qëndroi në podium katër herë në sezonin e parë, por nuk u ngjit në shkallën më të lartë në asnjë nga garat. Ai njëherë fitoi vendin e dytë dhe tre herë të tretin. Këtë sezon në tri garat e para ai arriti të jetë i dyti dhe i treti ndërsa nuk e përfundoi garën për Çmimin e Madh të Australisë.