Can Erözden
08 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Javi Martinez, i cili ndihmoi Spanjën për të fituar Kupën e Botës FIFA 2010, të mërkurën u bashkua me Katar Sport Klub, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi i Gjirit shkroi në Twitter se nënshkroi kontratë me mesfushorin spanjoll për sezonin e ardhshëm.
Martinez, 32-vjeç, ishte lojtar i Bayern Mynihut për gati një dekadë, nga 2012 deri në 2021, para se të largohej nga ekipi gjerman më 30 qershor duke mbetur lojtar i lirë.
Para se të vijë në Bayern ai luajti për klubin spanjoll Athletic Bilbao. Martinez ishte nëntë herë kampion i Gjermanisë me Bayern Mynihun.
Ai luajti 268 ndeshje duke shënuar 14 gola për ekipin gjerman.
Lojtari i kombëtares spanjolle ndihmoi Bayernin të fitonte dy tituj të Ligës së Kampionëve UEFA, dy Super Kupa UEFA dhe pesë Kupa të Gjermanisë si dhe dy Kupa Botërore të Klubeve FIFA.
Martinez gjithashtu ndihmoi kombëtaren e Spanjës të fitonte trofeun e Kupës së Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian UEFA EURO 2012.
Ai ka luajtur në 18 ndeshje ndërkombëtare për Spanjën.