Sport

Firmino në fund të sezoint do të largohet nga Liverpool

Sulmuesi 31-vjeçar ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën e cila skadon verës pas tetë viteve të suksesshme në Anfield

Alma Dekovic  | 03.03.2023 - Përdıtësım : 07.03.2023
Firmino në fund të sezoint do të largohet nga Liverpool Foto: AA/Arkiv

Londër

Futbollisti brazilian Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool si lojtar i lirë në fund të sezonit, transmeton Anadolu.

“Sky Germany” përmes burimeve të saj ka zbuluar se Firmino i ka kumtuar trajnerit Jurgen Klopp lajmin e largimit të tij dhe se biseda ka qenë “e mirë”.

Sulmuesi 31-vjeçar ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon në verë, pas tetë viteve të suksesshme në Anfield.

Klopp ka deklaruar disa herë se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Firmino-n edhe pas kësaj vere, por lojtari tani ka vendosur të largohet, edhe pse ende nuk dihet se ku mund ta vazhdojë karrierën, shkruan “Sky Sports”.

Braziliani është në Liverpool që nga viti 2015. Klubi i Premierligës angleze i pagoi 41 milionë euro Hoffenheim-it. Ai luajti 352 ndeshje për klubin nga Anfield dhe shënoi 107 gola dhe 78 asistime. Firmino fitoi shtatë trofe me Liverpool-in, përfshirë Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19 dhe titullin e Premierligës angleze një vit më vonë.

Ai luajti 55 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe shënoi 17 gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın