Firmino largohet nga Liverpool, i bashkohet klubit saudit Al-Ahli
Liverpool përmes një njoftimi e falënderoi 31-vjeçarin për kontributin e tij dhe i uroi të gjitha të mirat për të ardhmen

Ankara
Roberto Firmino është larguar nga Liverpooli për t'iu bashkuar skuadrës saudite Al-Ahli, transmeton Anadolu.
Sulmuesi brazilian ra dakord për një marrëveshje trevjeçare me Al-Ahlin, pas transferimit të tij si agjent i lirë.
Liverpool përmes një njoftimi e falënderoi 31-vjeçarin për kontributin e tij dhe i uroi të gjitha të mirat për të ardhmen.
Firmino, i cili shënoi 110 gola dhe realizoi 72 asistime në 361 paraqitje për klubin anglez, ndihmoi skuadrën të fitonte shtatë trofe, duke përfshirë UEFA Ligën e Kampionëve 2019, FIFA Kupën e Botës për Klube 2020 dhe titullin e Premierligës angleze gjithashtu në vitin 2020.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.