Fatjon Cuka
22 mars 2019•Përditësim: 22 mars 2019
Në qytetin e Shkodrës ka filluar ndeshja Shqipëri-Turqi, e vlefshme për fazën eliminatore të “EURO 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e cila po luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” drejtohet nga gjyqtari Tobias Stieler i Federatës Gjermane të Futbollit, dhe ndihmësit e tij Mike Pickel dhe Christian Gittelmann.
SHKODËR (AA) - Në qytetin e Shkodrës ka filluar ndeshja Shqipëri-Turqi, e vlefshme për fazën eliminatore të “EURO 2020”. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )
Të dyja skuadrat janë mbështetur nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë festive në stadium.
Në formacionin zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë janë Etrit Berisha, Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Berat Djimsiti, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Ardian Ismajli, Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Amir Abrashi.
Ndërsa në formacionin zyrtar të Kombëtares së Turqisë janë Mert Günok, Gökhan Gönül, Kaan Ayhan, Merih Demiral, Hasan Ali Kaldırım, Mahmut Tekdemir, Emre Belözoğlu, Okay Yokuşlu, Hakan Çalhanoğlu, Burak Yılmaz dhe Cenk Tosun.
Policia e Shqipërisë ka marrë masa për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes, duke angazhuar qindra forca policore dhe duke bllokuar për qarkullimin e automjeteve disa akse rrugore në qytetin e Shkodrës.
Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.