Ercan Çakar
28 Tetor 2018•Përditësim: 29 Tetor 2018
STAMBOLL (AA) - Fenerbahçe i ka dhënë fund detyrës së trajnerit holandez Phillip Cocu, njoftojnë nga klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi i futbollit turk ka njoftuar se ka larguar nga detyra trajnerin Cocu.
"Trajneri ynë i ekipit Phillip Cocu, duke nisur që nga kjo mbrëmje është larguar nga detyra e tijë", thuhet në njoftimin e bërë nga ueb faqja e klubit.
Me largimin e Phillip Cocu asnjë ekib nuk drejtohet më nga trajner i huaj në Super Ligën Turke.
Cocu i cili u emërua si trajneri i klubit në fillim të sezonës, në 15 ndeshje zyrtare të zhvilluara me Fenerbahçe arriti vetëm 3 fitore, ndërsa 5 ndeshje rezultuan barazi dhe 7 humbje.