Fatih Erel
02 Mars 2022•Përditësim: 03 Mars 2022
Klubi i Premier Ligës Angleze, Everton ka pezulluar marrëveshjet sponsorizuese me kompanitë ruse USM, Megafon dhe Yota pas pushtimit të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim në faqen e internetit të skuadrës së Evertonit thuhet se "Lojtarët, stafi, trajneri dhe të gjithë që punojnë në Everton do të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre të plotë për lojtarin tonë ukrainas, Vitalii Mykolenko dhe familjen e tij".
Klubi anglez njoftoi se pezullon menjëherë të gjitha marrëveshjet sponsorizuese me kompanitë ruse USM, Megafon dhe Yota.
Asetet e miliarderit rus, Alisher Usmanov, i cili ka lidhje tregtare me Evertonin, u ngrinë nga Bashkimi Evropian pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.
USM Holdings në pronësi të Usmanov, sponsorizon terrenin stërvitor të klubit i kryesuar nga pronari i Evertonit, Farhad Moshiri.