Sport

Everton shkarkon trajnerin portugez Marco Silva

Duncan Ferguson, ish sulmuesi i Evertonit, i cili është pjesë e stafit teknik do ta drejtojë ekipin kundër Chelseat në ndeshjen e së dielës

Emre Aşıkçı  | 06.12.2019 - Përdıtësım : 07.12.2019
Everton shkarkon trajnerin portugez Marco Silva

Ankara

Klubi anglez i futbollit Everton ka shkarkuar trajnerin portugez Marco Silva, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Poseduesi më i madh i aksioneve Farhad Moshiri, kryetari Bill Kenwright dhe Bordi i Drejtorëve kanë falënderuar Marco-n për shërbimin e tij gjatë 18 muajve të fundit dhe i uruan atij një të ardhme të mirë", tha Everton në faqen e internetit.

Klubi gjithashtu njoftoi se Duncan Ferguson, ish-sulmuesi i Evertonit, i cili është pjesë e stafit teknik do ta drejtojë ekipin kundër Chelseat në ndeshjen e së dielës.

Me përfundimin e epokës së Silvas, Everton është në vështirësi dhe aktualisht ndodhet në vendin e 18-të me 14 pikë në fund të javës së 15-të. Në 11 ndeshjet e kaluara në Premier League, ata kanë pësuar 8 humbje.

Silva, 42-vjeç, filloi karrierën e tij si trajner me klubin portugez Sporting Lisbon ndërsa ka drejtuar klubin grek Olympiacos dhe klubet angleze Hull City dhe Watford.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın