Hüseyin Burak Demirer
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
MARSEJË (AA) - Franca ka fituar në ndeshjen me Shqipërinë me rezultatin 2-0, duke siguruar kështu kualifikimin në grupe, raporton Anadolu Agency (AA).
Franca gjatë ndeshjes e pati të vështirë të gjejë mundësinë për të shënuar. Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë pjesën e parë u mundua të gjejë portën e kundërshtarit me anë të kundër sulmeve, por pa mundur të shënojë.
Në pjesën e dytë Franca krijoji më shumë presion kundër Shqipërisë, por pa mundur të gjejë golin. Në minutën e 69-të Franca me anë të Giroud pati një rast të mirë por gjuajtja e tij me kokë u kthye nga shtylla.
Franca arriti të shënojë golin e parë vetëm në minutën e 90-të me anë të Griezmann.
Ndërsa Payet ishte protagonisti që arriti të shënojë golin e dytë për Francën. Në këtë mënyrë Franca fitoi kundër Shqipërisë me rezultatin 2-0.
Franca me 6 pikë arriti të sigurojë kualifikimin në grup, ndërsa Shqipëria e cila merr pjesë për herë të parë në një eveniment të tillë nuk arriti të marrë pikët e para.
- Zvicër - Rumani 1-1
Ndeshja tjetër e luajtur në grupin A mes Zvicrës dhe Rumanisë, ka përfunduar me rezultatin 1 - 1.
Për Rumaninë ka shënuar Stancu në pjesën e parë, ndërsa për Zvicrën ka shënuar Mehmedi në minutën e 57-të. Në këtë mënyrë Zvicra ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Rumania mbetet e treta me 1 pikë.