Muhammed Enes Çallı
02 Korrik 2019•Përditësim: 03 Korrik 2019
Klubi futbollistik turk Fenerbahçe ka ri-nënshkruar me ish-kapitenin Emre Belözoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi ka mirëpritur mesfushorin turk përmes fotografive në faqen zyrtare të internetit ku Emre mban të veshur fanellën me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër.
Mesfushori 38-vjeçar zhvilloi 201 ndeshje dhe shënoi 29 gola me Fenerbahçen para se t'i bashkohej ekipit Medipol Başakşehir në verën e vitit 2015.
Gjatë katër sezoneve të kaluara me Medipol Başakşehir, Emre shënoi 15 gola dhe realizoi 20 asistime në 128 ndeshje.
Mesfushori ndihmoi ekipin Medipol Başakşehir të përfundojnë në vendin e dytë të radhitje në vitin 2017 dhe 2019.
Emre gjithashtu ka bërë 99 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola për kombëtaren turke.