Alma Çekovic
23 Qershor 2019•Përditësim: 24 Qershor 2019
Ish-sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba, përmes rrjetit social zbuloi se Frank Lampard është afër kthimit në klubin londinez, kësaj radhe në rolin e trajnerit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drogba, i cili në fillim të muajit është parë me ish-bashkëlojtarët e tij në Londër, konfirmoi se negociatat janë në rrjedhë.
Ai në rrjetin social Instagram ndjekësve të tij u zbuloi se Frank Lampard “është ai që është në bisedime për marrjen e punës”.
Nga klubi i futbollit Derby, në pankinën e së cilës tani gjendet Lampard, theksuan se Chelsea ende nuk ka arritur ofertë për trajnerin.
Chelsea është në kërkim të trajnerit të ri pasi trajneri italian Maurizio Sarri braktisi klubin dhe mori timonin e Juventusit.