Stipe Mayiç
19 Korrik 2016•Përditësim: 20 Korrik 2016
ZAGREB (AA) – Një ditë para ndeshjes së kthimit kundër Vardarit nga Shkupi në kuadër të xhiros së dytë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve në futboll, trajneri i Dinamo Zagrebit, Zllatko Kranjçar deklaroi se pret fitore, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke e vlerësuar lojën e ekipit të tij në Shkup si tejet të mirë, Kranjçar tha se ekipi i Vardarit vjen në Zagreb me një optimizëm të shprehur për çka loja e nesërme do të merret shumë seriozisht për të shtuar se do të parandalojnë lojtarët mysafitr të realizojnë synimet e veta.