Ekip
13 Nëntor 2019•Përditësim: 14 Nëntor 2019
Sulmuesi spanjoll David Villa është shprehur se vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga klubi japonez Vissel Kobe, duke i dhënë fund karrierës së golashënuesit më të mirë të Spanjës në garat ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vila 37-vjeçarë, i cili iu bashkua ekipit Kobe dhjetorin e kaluar, tha se planifikon të tërhiqet nga futbolli pasi sezoni të përfundojë në janar.
"Është më mirë të largohem nga futbolli para se futbolli të më lë mua", tha ai në një konferencë për shtyp duke folur në spanjisht. "Kam menduar për disa vjet, kur të arrini 33, 34 ose 35 vjeç, momenti mund të arrijë në çdo kohë në ndeshje, stërvitje, ose me një dëmtim".
Vila shënoi 59 gola në 98 paraqitje për Spanjën nga 2004-2017, përfshirë pesë gola në Kupën e Botës 2010 pasi përfaqësuesja e tij fitoi titullin për herë të parë.
Ai shënoi katër gola për Spanjën në rrugëtimin drejt titullit të Kupës Evropiane të vitit 2008.
Para nënshkrimit me Kobe, Vila luajti në Valencia, Barcelona dhe Atletico Madrid para se të kalonte katër sezone me New York City FC, duke shënuar 80 gola në 124 paraqitjet në MLS.