Ekip
19 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Cristiano Ronaldo u raportua se është kthyer përsëri në qendrën e stërvitjes të Juventusit pas një mungese 10 javore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fituesi i pesëfishtë i Ballon d’Or u paraqit për teste mjekësore me drejtuesit e Serisë A.
Ronaldo kaloi një periudhë izolimi dyjavore në shtëpinë e tij në Torino pasi kaloi periudhën e bllokimit në Portugali.
Ronaldo nuk ka qenë së bashku me shokët e tij të skuadrës që kur ndihmoi Juventusin në fitoren 2-0 ndaj Interit më 8 mars. Ai pas kësaj fluturoi në ishullin Madeira, Portugali.
Seria A u pezullua një ditë më vonë kur qeveria italiane urdhëroi bllokim mbarëkombëtar. Liga shpreson të rifillojë më 13 qershor.