Serhat Bağbars
27 Maj 2017•Përditësim: 28 Maj 2017
ROMË (AA) - Tekniku italian, Antonio Conte, i skuadrës Chelsea, e cila është kampione në Premier Ligën angleze, nuk do ta braktisë skuadrën që ai drejton, raporton Anadolu Agency (AA).
Conte i cili ka një kontratë 2 vjeçare më Chelsea-n, përmes një deklarate për mediat italiane, ka thënë: "Duhet respektuar kontrata. Po ndërtoj disa gjëra të rëndësishme në lidhje me të ardhmen. Ajo që dua të bëj është më e mira për skuadrën. Gjithmonë kam menduar klubin më shumë se veten time".
Tekniku 47-vjeçar thotë se nuk kanë ndërmend ndonjë hap të madh në periudhën e transferimeve.
Conte ka arritur të fitojë 37 ndeshje nga 46 të luajtura në krye të Chelsea, në Premier Ligën angleze. Chelsea krahas vendit të parë në kampionat, sonte në mbrëmje luan përballë Arsenalit për Kupën e Federatës (FA Cup).