Dejan Maksimoviç
04 Korrik 2019•Përditësim: 05 Korrik 2019
Klubi anglez i futbollit Chelsea sot në mëngjes zyrtarisht konfirmoi se Frank Lampard është emëruar trajner i ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dikur mesfushori i shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Chelsea, nënshkroi kontratë për tre vite.
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam kthyer në Chelsea si trajner. Gjithkush e di sa është dashuria ime ndaj këtij klubi dhe për historinë që kemi shkruar. Megjithatë, fokusi im i vetëm do të jetë në punë dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Unë jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë vazhdimësinë e suksesit të klubit dhe mezi pres për të filluar”, tha Lampardi 41 vjeçar për faqen e internetit të klubit.
Emërimi i Lampardit trajner i Chelsea erdhi nëntë ditë pasi Derby County, të cilën sezonin e kaluar e dërguan në play-off të Championship-it, i dha leje që të fillojë negociata.