Sport

Chelsea një muaj pa Emerson

Lojtari i kombëtares italiane pësoi lëndim në kofshë gjatë disfatës së të dielës nga Liverpool (1:2), në të u lëndua edhe mbrojtësi qendror Andreas Christensen

Dejan Maksimoviç   | 25.09.2019
Chelsea një muaj pa Emerson

Londër

Trajneri i klubit anglez Chelsea, Frank Lampard, konfirmoi se anësori i majtë Emerson për shkak të një lëndimi do të jetë jashtë terreneve për një muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojtari i kombëtares italiane pësoi lëndim në kofshë gjatë disfatës së të dielës nga Liverpool (1:2), në të u lëndua edhe mbrojtësi qendror Andreas Christensen.

Megjithatë, problemi i gjurit të Christensen nuk është shumë i vështirë, ndërsa Emerson do të kthehet vetëm pas pushimit të kombëtares.

"Emerson rinovoi dëmtimin dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm me shërimin e tij. Sa i përket Christensen, shpresoj se nuk do të mungojë një kohë të gjatë, por nuk mund të them saktësisht se sa kohë do të pauzojë”, tha Lampard për mediat britanike.

Emerson dhe Christensen këtë sezon filluan pesë prej gjashtë ndeshjeve të Chelsea-t në Premier Ligë.

Pas gjashtë xhirove të luajtura në Premier Ligë, Chelsea është në vendin e 11-të me tetë pikë, madje dhjetë pikë më pak se kryesuesi Liverpool.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın